Home Kulture Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e...

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

“Fondi i Teatrit për të Rinj” do të finalizohet me një festival këtë vit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se ky fond vjen si një mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve. “Për të dytin vit rikthehet “Fondi i Teatrit për të Rinj”, si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve, por edhe krijimin e dinamikave të reja, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe teatrove të rretheve. Ky fond që finalizohet me një festival, krijon një atmosferë të shëndoshë artistike. Afati i dorëzimit të dosjes së aplikimit pranë TKEKS nis prej ditës së sotme, deri në 23 mars 2023”, shkruan Margariti në rrjete sociale. Shpallja e fituesve do të jetë në prill 2023. Periudha e realizimit të shfaqjeve është prill-nëntor 2023. Projektet teatrore përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëpunim me teatrot e rretheve. Mosha e krijuesve dhe interpretuesve të veprës të jetë deri në 35 vjeç. Përmes “Fondit të Teatrit për të Rinj”, në vitin 2023 me një shumë prej 10,000,000 lekë synohet: nxitja dhe aktivizimi i krijuesve dhe interpretuesve të rinj; risjellja në një formë të re e festivalit të të rinjve; gjallërimi dhe lëvizja teatrore në rang vendi; krijimi i lëvizjes teatrore në bazë të rajoneve. Fondi do të përmbajë një repertor prej 10-14 shfaqjesh, të dramaturgëve shqiptarë dhe bashkëkohorë. Veprat që do të propozohen dhe përzgjidhen të kenë deri në 4 personazhe. Komisioni që përzgjedh veprat dhe regjisorët me prezantimet e tyre do të jetë bordi artistik i Teatrit Kombëtar Eksperimental. TKE “Kujtim Spahivogli”, do të propozojë një repertor të veprave, si një mundësi e dytë, në rast se projektet regjisoriale të paraqitura nuk janë në nivelin apo në kriteret që synon “Fondi i Teatri për të Rinj”. Në përfundim të punës për të gjitha veprat, propozohet organizimi i një jave të dedikuar i festivalit të teatrit për të rinj, pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e finalizuar me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse, nga një juri profesioniste.

Previous articleArrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Gjiknuri: Akuzat e opozitës groteske! Akuzohet një shqiptar që ‘lëviz fijet’ e botës
Next articleMeta nxjerr grafikun: Ja ku i çoi korrupsioni skizofrenik i “Rilindjes” pagat dhe mirëqenien e shqiptarëve