Home Maqedonia Maqedoni: Opozita sot fillon “Marshin e së vërtetës”

Maqedoni: Opozita sot fillon “Marshin e së vërtetës”

opozita maqedonase   Opozita gjatë ditës së sotme do të organizojë “Marshin e së vërtetës” nën moton “Rezistencë kundër gënjeshtrave të regjimit”, e cila do të fillojë në ora 12:00 nga zyrat e TV Sitel, përreth lumit të Vardarit, për rreth Qeverisë së Maqedonisë, para Kuvendit dhe do të përfundojë te ndërtesa e Televizionit publik të Maqedonisë.

Sipas LSDM-së, qëllimi i marshit nuk është që të bëhet presion ndaj medieve, as të ndikojnë në politikën e tyre redaktuese, por të shprehin rezistencë ndaj shkeljes së lirisë të medieve dhe të fjalimit.

Previous articleTifozet e Chelseat kundër dyshes Benitez-Torres
Next articleJahjaga nuk e lëshon postin