Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cërvenkovski përpara Këshillit Qendror të partisë ka depozituar dorëheqje të parevokueshme duke paralajmëruar në këtë mënyrë moskandidimin e tij për një mandate të ri në Kongresin e partisë. Cërvenkovski në mbledhjen e këshillit qendror pas një fjalimi rreth gjysmë orësh i ka njoftuar anëtarët e LSDM-së se nuk do ta udhëheqë partinë në mandatin e ardhshëm dhe ka kërkuar që mos të kandidohet nga degët komunale. Edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga Cërvenkovski as nga LSDM-ja, burime të kësaj partie kanë theksuar se jot ë gjithë anëtarët janë pajtuar me vendimin e liderit opozitar për moskandidim në Kongresit e partisë që do të mbahet në 2 qershor. Ky vendim i lideri të LSDM-së Branko Cërvenkovski vjen pas rezultateve të dobëta që shënoi partia e tij në zgjedhjet e fundit vendore. Edhe pse ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se kush mund ta zëvendësojë Cërvenkovskin në krye të partisë më të madhe opozitare, ai ka paralajmëruar se nuk do të mbështesë asnjërin prej kandidatëve. Deri më si tani kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Cërvenkovskin janë përmendur kryetari i Strumicës Zoran Zaev dhe ish zv/kryeministrja Radmilla Shekerinska. Më 2 qershor është planifikuar që të mbahet Kongresi i radhës i LSDM-së. Deri atëherë pritet të ndodhë një garë e brendshme për kreun e partisë më të madhe opozitare maqedonase.