Home Politike Manjani “i kërkon llogari” policisë: Më sqaroni për këto kamerat që hiqni...

Manjani “i kërkon llogari” policisë: Më sqaroni për këto kamerat që hiqni çdo ditë, kush tha që ato kamera i ka vendosur krimi

Ylli Manjani thotë se Policia e shtetit duhet të sqarojë se përse thotë që kamerat që janë zbuluar në disa qytete të Shqipërisë janë të krimit dhe si arriti në atë konkluzion.

Ai gjithashtu kërkon të dijë se përse nuk ka kriminelë të arrestuar kur kamerat janë të tyret.

“Në pushim i ndeshjes Rama-Effff Bi Aj, Policia e Shtetit duhet të na sqarojë pak për këto kamerat që heq çdo ditë.

1. Kush tha që ato kamera i ka vendosur krimi?! Si arritën në këtë konkluzion?

2. Nëse janë të sigurtë se janë të krimit, pse nuk ka kriminelë të arrestuar?! Ç’a po thonë se krimi është i lirë?!

Kaq.

2 pyetje si për pushim ndeshje. Se nuk po na e tërheqin fare vemendjen nga ndeshja e Ramës me Efff Bi Ajn…”, shkruan ish-ministri.

Previous articleDështon marrëveshja mes dy grupimeve të PD-së për kandidat të përbashkët në Durrës
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 31 janar 2023