Home Sport Manipuluan bilancet në sezonin 2019-2020, Juventusit i hiqen 15 pikë

Manipuluan bilancet në sezonin 2019-2020, Juventusit i hiqen 15 pikë

Gjykata sportive ne Italia ka vendosur të rihapë çështjen për plusvalencat e rreme të Juventusit, duke sjellë edhe dënimin e saj.

Dënimi ka shkuar përtej kërkesës sa prokurorit i cili kishte kërkuar -9 pikë më renditje për sezonin aktual, por tani do jenë -15 pikë në renditje, që do të thotë se Juventuri do ta ketë shumë të vështirë të arrijë objektivat sportive. Gjyakat sportive vendosi që të përjashtojë klubet te tjera që ishin pjesë e kesaj çështje duke dënuar vetëm Juventusin, që aktualisht renditet e treta në Seria A.

36 herë kampionët e Seria A akuzohen se në sezonin 2019-2020 kanë manipuluar bilancet në mënyrë që klubi të vazhdojë të përfaqësohet në kampionat dhe Kupat e Europës. Këtu dyshohet për shtimin e vlerës së kartonit të futbollistëve, uljen në disa raste të tjera apo deklarime të rreme pagash.

Previous articleTronditja e Berishës, ‘Klani Osmani’ i drogës, ‘21 janari’ dhe mesazhi i Yuri Kim
Next articleFOTO/ Mero Baze: Audiot e 21 Janarit, janë prova që u fsheh për 12 vite. Kanë disa orë që kanë dal dhe akoma nuk ka nisur arrestimet!