Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany, ka pranuar se transferimi i Robin van Persiet ishte lëvizje shumë e mençur nga rivalët lokalë të Manchester Unitedit.
Sulmuesi holandez kaloi në Old Trafford nga Arsenali për 24.5 milionë funte gjatë verës, ndërsa edhe menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, kërkoi me ngulm shërbimet e tij.
“Unitedi e fitoi xhekpotin me Van Persien. Transferimi i tij ka ndikuar drejtpërdrejtë (në suksesin e Unitedit), por nuk është arsyetim të themi se ne nuk mund të arrijmë sukses për shkak të tij”.
“Akoma mendoj se mund të kemi sukses, por nëse nuk kemi, atëherë do të jenë shumë më tepër arsye, sesa arsyetimi se nuk e transferuam një lojtar dhe këtë e bëri një klub tjetër”, ka deklaruar Kompany për Daily Mail.