Që nga viti 2011, porta e “Old Trafford” ruhej nga David de Gea, por në moshën 32-vjeçare, spanjoli vendosi të largohej nga “Djajtë e Kuq” kur i mbaronte kontrata.
Për ta zëvendësuar, Manchester United theu “derrkucin” për të siguruar shërbimet e André Onanës, i blerë për më shumë se 50 milionë euro nga Interi, me të cilin sapo kishte arritur në finalen e Champions League. Pas zyrtarizimit të transferimit të tij, 27-vjeçari kamerunas rrëfeu gëzimin e tij, teksa u bashkuar me një klub si Manchester United.
Më pas, ai u kthye në marrëdhënien me Erik Ten Hag, trajnerin e tij të ri, të cilin ai e kishte njohur tashmë gjatë kohës te Ajax Amsterdam në fillimin e karrierës së tij.
“Ai pati një ndikim të madh në karrierën time. Ne bëmë gjëra të mëdha së bashku. Arritëm në gjysmëfinale të Champions League, gjë që nuk është e lehtë për t’u arritur me Ajax. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është një trajner i madh.”
Më në fund, Onana foli për lojën e tij dhe përshtatjes në kampionatin e tij të ri, Premier League. “Unë jam rehat, pavarësisht nga stili i lojës. Duhet të analizosh se çfarë kërkon situata dhe çfarë ka nevojë skuadra.
Duhet të jesh i zgjuar dhe të gjesh se si ta ndihmosh skuadrën. Ndonjëherë duhet të luash përpara, ndonjëherë më poshtë. Duhet të analizosh në moment. Unë e shoh veten si një portier modern, mund të përshtatem në varësi të situatës.”
I sapoardhur te Manchester United, André Onana, portieri i ri i “Djajve të Kuq”, foli për lojën e tij, përshtatjen te Premier League, marrëdhënien e tij me Erik Ten Hag dhe ambiciet e tij.