Home Sport Manchester City synon 3 trofe dhe rekordin e United të Ferguson në...

Manchester City synon 3 trofe dhe rekordin e United të Ferguson në vitin 1999

Manchester City ka dhe 5 ndeshje deri në fundin e sezonit, ku synon të marrë tre trofe.

Skuadra e Pep Guardiolës po zhvillon një fund sezoni magjik, ku janë në garë për të marrë trofeun e Champions League, titullin e Premier League dhe FA Cup. “Qytetarët” janë në rrugën e mbarë dhe gjithçka mund ta vendosin në vetëm 3 ndeshje.

Nëse City arrin që të mundë Chelsea këtë fundjavë, matematikisht do të jetë kampione e Anglisë, ndërkohë që më pas mund të përgatisë dy ndeshjet e muajit qershor. Në datën 3 të muajit të ardhshëm, skuadra e Guardiolës do të luajë finalen e FA Cup me Manchester Unidet, ndërsa një javë më vonë në Stamboll takon Interin për finalen e Ligës së Kampioneve.

Previous articleKadare si Kafka. Panairi i Librit në Torino çelet me Kadarenë
Next articleDo të habiteni! Teleskopi James Webb na tregon zbulimin e fundit