Home Sport Manchester City me hapa kampioni, goleadë ndaj Fulham, Chelsea dështon në shtëpi

Manchester City me hapa kampioni, goleadë ndaj Fulham, Chelsea dështon në shtëpi

Manchester City nuk njeh hap fals në kampionat, teksa ka marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje të luajtura deri më tani në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi 5-1 ndaj Fulham, në ndeshjen e luajtur në shtëpi.

Të parët që realizuan ishin vendasit me Alvarez në minutën e 31-të, ndërsa e menjëhershme ishte përgjigja e mysafirëve me Ream. Brenda fraksionit, Ake riktheu epërsinë për kampionët e Anglisë dhe Europës. Erling Haaland u shfaq në pjesën e dytë, duke lënë gjurmën e tij, me 3 gola.

Sukses i madh edhe i Tottenham në fushën e Burnley me shifrat 2-5. Goli i Foster nuk trembi aspak Spurs, që reaguan më pas me Son dhe Romero në pjesën e parë. Në pjesën e dytë vazhdoi spektakli i djemve të Ange Postecoglou, të cilët “tundën rrjetën” me Maddison dhe me dygolëshin e Son. Në fund pati kohë për Josh Brownhill, për të ngushtuar shifrat në 2-5.

Chelsea imponohet në shtëpi me shifrat 0-1 ndaj modestëve të Nottingham. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Elangas.

Previous articleGoditet grupi holandez që ndihmonte kultivuesit e kanabisit, në pranga edhe 2 shqiptarë
Next articleKuvendi Kombëtar i PD, Gjekmarkaj ironizon Bashën: U bë si Enver Hoxha, u shpall i ‘përjetshëm’ dhe mori një mori postesh imagjinare