Home Sport Manchester City kampion i ri i Anglisë, e ndihmon edhe Arsenali

Manchester City kampion i ri i Anglisë, e ndihmon edhe Arsenali

Manchester City shpallet kampion për herë të 9-të! Man City është zyrtarisht kampion i Premier League.

Qyetarët përfituan pas humbjes së fundit të Arsenalit 1-0 nga Nottingham Forest.

Aktualisht City ka 85 pikë, 4 më shumë se Arsenali ndërsa ekipi i Guardiolës ka dhe 3 ndeshje për të zhvilluar.

Nottingham ka arkëtuar tre pikë më të rëndësishme në edicionin e sivjetshëm.

Arsenali thuajse nuk kishte ndonjë motiv shtesë, ndërsa Nottingham është afër sigurimit të ekzistencës.

Awoniyi ka shënuar në minutën e 19-të për fitoren e vendasve. Granti Xhaka u paraqit titullar për Arsenalin dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.  

Nottingham renditet në vend të 16-të me 37 pikë e Arsenali në të dytin me 81 pikë.

 

Previous articleNuk ka më dilema te PD, kryesia foltoriste u shkri te LSI, demokratët të kthehet te shtëpia e tyre, te PD euroatlantike
Next articleStrategjia e Berishës për ta mbajtur të ndarë opozitën