Home Sport Mancaku: Teuta do të vazhdojë të jetë në vendet e kreut në...

Mancaku: Teuta do të vazhdojë të jetë në vendet e kreut në kampionat

mancakuFantazisti i Teutës, Bledar Mancaku, është i bindur se skuadra e tij do t’i bëjë një mbyllje spektakolare sezonit. Mancaku deklaroi se ai dhe shokët e tij nuk janë dorëzuar dhe do të luftojnë deri në fund për titullin. “Pas pushimeve iu rikthyem stërvitjes dhe aktualisht po vijojmë me përgatitje intensive, në mënyrë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në pjesën e mbetur të sezonit. Në skuadër mbizotëron një frymë tejet optimiste, ku të gjithë janë të bindur se do të kthehen më të fortë se kurrë. Teuta ka qëllimet e veta, të cilat ne i kemi për detyrë t’i realizojmë. Do përpiqemi deri në javën e fundit për titull, edhe pse në pamje të parë duket e pamundur, pasi kundërshtari është shkëputur shumë përpara. Ne do ta respektojmë garën dhe do të mundohemi me të gjitha mënyrat të grumbullojmë sa më shumë pikë. Skënderbeu është shkëputur ndjeshëm, por duhet të dimë se është pa luajtur gjysma e kampionatit dhe kështu që mund të ketë edhe surpriza. E rëndësishme për ne është të kemi ecuri pozitive përgjatë pjesës së mbetur dhe gjithashtu të presim gabimet e kundërshtarit për t’ju afruar sadopak. Do të luftojmë deri në fund, por synimi real është të mbajmë fort vendin e dytë”, – ka thënë Mancaku. Ndërkohë, sipas sulmuesit, edhe pse Teuta teorikisht është skualifikuar nga kupa, do ta respektojë këtë kompeticion deri në fund, duke bërë një paraqitje të mirë edhe në ndeshjet e mbetura.

Previous articleNjë set i mrekullueshëm fotosh nga Irina Shayk
Next article“Libri i sinopseve” i Moikom Zeqos, ankthi i ekzistencës