Home Aktualitet Manastirliu: Realizohet me sukses një ndërhyrje e komplikuar në Spitalin Universitar të...

Manastirliu: Realizohet me sukses një ndërhyrje e komplikuar në Spitalin Universitar të Traumës

Në Klinikën e Dytë të Shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses riparimi laparoscopic me meshë sipas teknikës IPOM i hernies epigastrike, ndërhyrje mini-invazive me përfitime maksimale për pacientin.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

“Me profesionalizmin e mjekëve dhe falë një infrastrukture moderne dhe pajisjeve mjekësore specifike, ndërhyrja u realizua me sukses dhe pacientja doli nga spitali në gjendje shëndetësore shumë të mirë pas 24 orësh”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu falënderoi ekipin e mjekëve Dr. Bledi Masati, Dr. Eriol Braholli, mjek anestezist-reanimator Dr. Fitim Marku, Dr. Elona Reçi dhe instrumentare Blerta Laska.

Dr. Bledi Masati, kirurg i Përgjithshëm në Spitalin Universitar të Traumës tha se, “pacientja e moshës 64 vjeç u paraqit me dhimbje në regjionin epigastrike prej disa muajsh, konsultohet, plotësohet me të gjitha ekzaminimet laboratorike dhe imazherike dhe vendoset diagnoza e një hernie epigastrike. Pacientja iu nënshtua operacionit përmes teknikes IPOM i hernies epigastrike, ndërhyrje mini-invazive me përfitime maksimale për pacientin”.

“Pas ndërhyrjes pacientja ka dalë nga spitali i është kthyer aktivitetit normal dhe nuk ka ankesa sa i përket sëmundjes dhe ky është avantazhi kryesor i kësaj ndërhyrje”, tha Dr. Masati.

Ndërsa, Dr. Eriol Braholli, kirurg i Përgjithshëm në Spitalin Universitar të Traumës theksoi se, avantazhet e ndërhyrjes me metodën e laparoskopisë janë të shumta duke përmendur kryesoren rekuperimin e shpejtë të pacientit, dhe shmangia e plagëve të mëdha, të cilat kanë rreziqe për infeksion. Në fund të ditës është kënaqësi e dyfishtë edhe për mjekët kirurgë kur shikojmë rezultate pozitive të pacientit”.

Previous article“Kosova ra në grackën e Vuçiç”, Haliti: Ç’pritet të ndodhë me Marrëveshjen e Ohrit
Next articleLëvizte me pistoletë me vete, në pranga 38-vjeçari në Borsh (EMRI)