Home Politike Manastirliu: Qendra shëndetësore Libohovë, përmirësim të shërbimit për banorët

Manastirliu: Qendra shëndetësore Libohovë, përmirësim të shërbimit për banorët

Qendra shëndetësore Libohovë ka ndryshuar krejtësisht, ashtu si 340 qendra dhe ambulanca të kujdesit parësor, nga njëri skaj i vendit në tjetrin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qendra e rikonstruktuar e Libohovës.

“Gjatë këtij viti do të investojmë në rehabilitimin e 60 qendrave të tjera të shëndetësore, ku përveç përmirësimit të kushteve të infrastrukturës, po punojmë çdo ditë për zgjerimin e programeve të kujdesit mjekësor dhe social për qytetarët, në portën e parë të ofrimit të shërbimit shëndetësor”, theksoi Manastirliu.

Qendra shëndetësore e Libohovës mbulon nevojat e të gjithë bashkisë Libohovë përfshi edhe disa fshatra. Ajo ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme brenda dhe jashtë, si dhe pajisjet e reja të domosdoshme për shërbimet ndaj qytetarëve dhe kushtet e punës së personelit.

Previous articleKrujë/ Sekuestrohen drogë, armë dhe municion luftarak
Next article“Ka mendime skizofrenike për drejtim e vendit”, Kryemadhi për Ramën: Çështjen ‘McGonigal’ do ta zgjidhë drejtësia amerikane, kryeministri ka kaluar çdo limit