Mario Balotelli vazhdon te mbetet thjesht nje enderr per tifozet e Milanit, te pakten per momentin. Manchester Siti i ka kthyer pergjigje negative menaxherit te lojtarit, Mino Raiola, per transferimin e 22-vjecarit ne Milano ne formen e huazimit, me te drejten e blerjes ne fund te sezonit.
Drejtuesit e kampioneve te Anglise nuk deshirojne te bejne asnje leshim tjeter pas uljes se cmimit te kartonit te sulmuesit te kombetares italiane nga 37 ne 25 milione euro.
Ky cmim, ndonese i reduktuar ndjeshem nga kerkesa fillestare e Cityt, mbetet serish i larte per Milanin, qe shpreson te shese Robinhon te Fenerbahce dhe Abaten te Zeniti i Shen Petresburgut per te siguruar parate per blerjen e Balotellit.
Zaha te United per 17 milione paund
Sipas burimeve te ndryshme, sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha, ka arritur marreveshje me Manchester United. Djajve te kuq transferimi i te riut do te iu kushtoje hiq me pak se 17 milione funte. Gjithmone sipas Goal, 20 vjecari ka nenshkruar marreveshje pese vjecare e gjysme me gjigantet e Liges Premier, Manchester United. Flitet se ai do te lejohet te luaj per Crystal Palace ne forme huazimi deri sa te perfundoj kampionati. Zahas i ka mbetur vetem t’i kaloje testet mjekesore ne 48 oret e ardhshme.
Newcastle transferon Gouffranin
Ekipi anglez, Newcastle United, ka kompletuar transferimin e sulmuesit te Bordeauxit, Yoan Gouffran, per nje shifer sekrete. Lojtari francez ka nenshkruar kontrate kater vjecare e gjysme. Ai do ta barte fanellen me numer 11. “Jam shume krenar qe i jam bashkuar ketij klubi fantastik. Gjate viteve te fundit e kam shijuar cdo moment te kohes sime te Bordeaux por te gjitha gjerave te mira iu vjen fundi dhe tani eshte koha per nje sfide te re. Sfida per te luajtur per njerin prej klubeve me te famshme ne Angli, me gjithe historine qe ka dhe me tifozet e famshem, do te jete shume emocionuese”, ka thene Gouffran per faqen zyrtare te klubit.