Njerëz që ndaluan për të ndihmuar, policë dhe zjarrfikës të gjithë të kapur dorë për dore si “një zinxhir prej mishi” për të shpëtuar dy prej të aksidentuarëve, makina e së cilëve përfundoi në Lumin Shkumbin mëngjesin e sotëm.
Ky është momenti kur dy prej të bllokuarve arrin të dalin. Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e Report Tv, në makinë kanë qenë edhe tre persona të tjerë, të cilët janë ende në kërkim.