Home Kosova Makina e policisë përplas “Porsche”-in e kampiones, Majlinda Kelmendi

Makina e policisë përplas “Porsche”-in e kampiones, Majlinda Kelmendi

Një automjet i Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident rrugor paraditen e sotme.

Sipas Klan Kosovës, makina e policisë ka përplasur automjetin e xhudistes kampione bote, Majlinda Kelemendi.

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si rezultat i gatishmërisë së policisë për të qenë në vendngjarje sa më shpejtë, automjeti i tyre është përplasur me atë të xhudistes, Majlinda Kelmendi.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Previous articleShpërthen furgoni i kampingut, 10-vjeçari digjet i gjallë brenda tij
Next articleLetra: Hetues Reshati më kërkoj të pranoja atë që thoshte Sabri Pilkati, se Myslym Keta dhe ne, ishim për likujdimin fizik të Enver Hoxhës…