Home Sport Magani: Me Kukësin vetëm për fitore

Magani: Me Kukësin vetëm për fitore

maganiTeuta është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe ndihet gati për sfidën e radhës ku durrsakët do të kërkojnë tre pikë kështu shprehet trajneri i Teuës Gugash Magani:“Jemi duke u marrë me detajet e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajmë në fushën tonë ndaj Kukësit. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar intensivisht dhe besojmë se jemi gati për këtë përballje. Skuadra po kalon një moment mjaft të mirë dhe do të përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje. Në prag të kësaj sfide lojtarët janë në gjendje të mirë, si nga ana fizike, ashtu dhe nga ajo teknike. Këtë javë, për shkak të mungesave, kemi ndërtuar një skuadër të re me shumë ndryshime, e cila ka konfirmuar se ka potencialin e nevojshëm për të mposhtur kundërshtarin”. Kundërshtari Ekipi i Kukësit po kalon momente të mira dhe ka treguar se është në gjendje t’i krijojë probleme çdo kundërshtari, pavarësisht nivelit që përfaqëson. Është një skuadër për t’u marrë në konsideratë dhe për t’u vlerësuar, pasi ka vetëm këtë sezon në Superiore dhe ka zhvilluar një sezon brilant. Nga ana jonë ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje dhe do të futemi në fushë vetëm për fitore. Nuk do të pajtohesha kurrsesi me rezultat tjetër”, përfundoi numri një i pankinës durrsake. Trajneri i Teutës, Gugash Magani, do të përballet me mungesa të shumta në sfidën me Kukësin. Ndonëse ka luksin të përzgjedhë mes lojtarëve që do të aktivizojë, Magani shprehet se mungesa e sulmuesit Xhafaj është ajo që djeg më shumë, pasi për pjesën tjetër thekson se e ka të zgjidhur. Përveç sulmuesit vlonjat, do të mungojnë Nika për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve si dhe mesfushori Veliaj dhe mbrojtësi brazilian Da Silva, të cilët nuk janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimet. “Në prag të përballjes me Kukësin, kemi katër mungesa të konfirmuara dhe shpresojmë që të jenë të fundit. Në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme nuk do të kem në dispozicion disa lojtarë, të cilët kohët e fundit po kalojnë një formë të mirë dhe së bashku me pjesën tjetër të skuadrës kanë bërë një paraqitje dinjitoze. Do të mungojë Xhafaj, Da Silva, Nika dhe Veliaj. Mungesa jo pak të rëndësishme. Megjithatë, ne kemi punuar dhe kemi ndërtuar një skuadër tjetër, ku edhe lojtarët që do të aktivizohen do të bëjnë të njëjtën punë. Që të katërt janë lojtarë mjaft të rëndësishëm, por më e vështirë do të jetë zëvendësimi i Danielit (Xhafaj), i cili ka eksperiencë dhe krijon shumë hapësira për pjesën tjetër të skuadrës. Gjithsesi, siç edhe jam shprehur më herët, kam luksin të kem mundësinë e përzgjedhjes dhe alternativa të shumta për të ndërtuar çdo javë një skuadër të re”, -theksoi Magani, i cili nuk njeh asnjë humbje që nga marrja e detyrës si trajner i nënkampiones.

Previous articleVolejboll Meshkuj/Arbitrim i kontestuar dhe tension, Teuta penalizohet sërish
Next articleZymer Haziri, arsimdashësi i pasionuar i cili dha jetën në mbrojtje të arsmit kombëtar