Është përcjellë me brohoritje e daulle dhe kjo e ka lënë tejet të kënaqur. Tifozët e Teutës kanë zaptuar fushën në përfundim të ndeshjes. Nuk është pak në fakt që tifozët të të mbështesin në këtë mënyrë, ndaj ai e konsideron si notë kaluese për punën që po bën te Teuta. Menjëherë pasi u mbyll takimi dhe të gjithë sportdashësit e bardhebluve u larguan, ata durrsakë po rrinin në tribunën përkarshi, pasi prisnin që të merrnin udhëzim nga forcat e rendit. Këta të fundit më vonë u thanë se mund të futeshin në fushë, diçka aspak normale, pavarësisht atmosferës së këndshme që u krijua. Në momentin që trajneri i tyre, Gugash Magani, po fliste për mediat, ata e rrethuan dhe nisën të brohorisin, këndonin dhe t’u binin daulleve. Ky episod zgjati diku 3-4 minuta dhe më tej ata u larguan po vetë. Gugash Magani gjatë intervistës që po jepte dje u shoqërua nga mijëra sportdashës që kishin udhëtuar nga kryeqyteti. “E si mos të ndihesh mirë me këta tifozë. Fakti që i kam përkrah jo vetëm që më bën të kuptoj se po e bëj punën mirë, por më jep më shumë zemër për të ecur përpara. I kënaqet pikës dhe snobon Skënderbeun, duke saktësuar se prioritet për të është vendi i dytë dhe asgjë më shumë. “Jam i lumtur për këtë pikë, morëm çka kërkuam. E dija që kjo përballje i kishte të tri rezultatet brenda, ndaj edhe barazimi nuk është pak. Nuk humbëm dhe jemi po të dytët, kësisoj për ne ky është një rezultat i mirë. Skuadra më bindi, ishte e organizuar dhe nuk u dorëzua në asnjë moment. Loja ishte e luftuar dhe për 90 minuta pamë futboll të bukur, çka vlen më shumë se të tjerat. Dua të sqaroj se nuk e kam absolutisht mendjen te Skënderbeu, pasi synimi im kryesor është që të ruajmë vendin e dytë. Ndaj pak rëndësi kanë rivalët. Pasi hodhëm pas krahëve një ndeshje kaq të vështirë, me një kundërshtar direkt si Tirana, do mendojmë për Besën. Një duel i një rëndësie të veçantë, prej të cilit duhet të dalim medoemos me pikët e plota”, – tha Magani.