Home Sport Magani: Forca e Teutës qëndron tek grupi

Magani: Forca e Teutës qëndron tek grupi

MaganiTrajneri i Tetës, Gugash Magani, është shprehur i kënaqur nga skuadra e tij e re, e cila ka treguar entuziazëm dhe atmosferë pozitive në seancat stërvitore. I pyetur se cilin lojtar evidenton më shumë në ekipin bregdetar, Magani u përgjigj në këtë mënyrë. “Te Teuta kam gjetur atë që unë kërkoj gjithnjë te një skuadër, grupin. Për këtë arsye, te kjo skuadër më duken të gjithë lojtarë me të njëjtin kualitet, pasi përkushtimi dhe entuziazmi i tyre në skuadër është shumë i madh.”, tha trajneri i Teutës. Trajneri i bregdetarëve kërkon të arrijë shumë me këtë skuadër, e cila sipas tij ka kualitet e duhura për të qenë e sukseshme. Skuadra e Teutës do të zhvillojë një ndeshje miqësore sot ndaj Apolonisë, e cila është e rëndësishme për Maganin, pasi ajo do të ndikojë në përcaktimin e formacionit bazë, me të cilin do të nisen dhe ndeshjet zyrtare. Gjatë merkatos së Janarit, në skuadër janë afruar disa lojtarë, të cilët kanë qenë afrime cilësore të bëra nga presidenti i skuadrës, Edmond Hasanbelliu, i cili shpreson që Teuta të rivalizojë fort jo vetëm për vendin e dytë, por edhe për kapjen e kreut të renditjes. Magani ka gjetur jo vetëm përkushtimin e duhur nga futbollistët e tij, por dhe diçka tjetër, forcën e karakterit në skuadër. “Në ditët e para në drejtimin e durrsakëve, me ka bërë përshtypje dëshira e madhe nga futbollistët për të dhënë maksimumin në seancat stërvitore, e cila tregon forcë karakteri dhe shpirt grupi te futbollistët, të cilët duan të japin më të mirën e tyrë në skuadër”, tha Gugash Magani. Afrimi i tij në skuadër është pritur me optimizëm në ambjentin durrsak, të cilët e vlerësojnë për mënyrën e trajnimit të tij. Trajneri i ri ka eksperiencën e duhur për të arritur rezultate, pasi dhe eksperienca e tij ka qenë shumë pozitive, sidomos në daljen nënkampion me vlonjatët.

Previous articleArjan Sheta: Jemi të gatshëm për betejat e kampionatit
Next articleJa pse gratë durrsake duhet të votojnë për PD-në më 23 qershor