Home Politike “Mafia vazhdon e gropos plehrat”, Kryemadhi nxjerr videon: Ja çfarë ka filmuar...

“Mafia vazhdon e gropos plehrat”, Kryemadhi nxjerr videon: Ja çfarë ka filmuar droni gjatë natës në inceneratorin e Tiranës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimin e atyre që i cilëson fakte për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Përmes një video në Tik-Tok, Kryemadhi thekson se mbrëmë një dron ka filmuar se çfarë bëhet në këtë incenerator, ku thekson se aty plehrat nuk përpunohen, por groposen.

“Vëmendje! Droni u ngrit dhe mbrëmë natën. Mafia e plehrave vazhdon dhe gropos plehrat në Sharrë. 54 mln euro ka paguar Veliaj nga paratë e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë shqiptarëve për këtë incenerator. Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çdo minutë e çdo sekondë nga xhepat e tyre për të mbushur llogaritë bankare të Erion Veliajt dhe të oligarkëve”, thotë Kryemadhi.

Ndërkohë videoja shoqërohet me një mbishkrim. “Ja të dashur shqiptarë se si shteti ua shet sapunin për djathë. Droni i natës ka filmuar mbrëmë! Paguajmë 29 Euro/Ton vetëm për groposje të mbetjeve. Vazhdon vjedhja e shqiptarëve nga dyshja Rama-Veliaj. #fyp #tiktok”, shkruan Kryemadhi.

 

 

Previous articleLajçak takon Kurtin: Folëm për hapat e ardhshëm në dialog
Next articleI përndiqte motrën/ 33-vjeçari bën për spital autorin, prangosen nga policia të dy