Madonna në një lidhje të re, pas ndarjes nga i dashuri, modeli Andrew Darnell.
64-vjeçarja e cilësuar si Mbretëresha e muzikës pop tani është në lidhje me boksierin 29-vjeçar Josh Popper, i cili ka trajnuar një nga fëmijët e saj në palestrën “Bredwinners” në New York City, thonë burimet e DailyMail.
Këngëtarja u pa duke u përqafuar me partnerin e saj në një seri fotografish të shpërndara në Instagram në fillim të këtij muaji.
Me nuanca të errëta dhe me të njëjtën pallto të zezë mëndafshi të gjatë deri në dysheme që veshi në festën pas ceremonisë së çmimeve ‘Grammy Awards’ në fillim të shkurtit, Madonna mund të shihet duke shtypur buzët e saj pas shpatullës së Popperit dhe duke shtrënguar krahun e djathtë të tij të fryrë, ndërsa ai bën një grusht në palestër.
“Në një kulturë të drejtuar nga meshkujt, ka gjithmonë përjashtime”, shkroi ajo në postimin në Instagram.
Fotografitë u shpërndanë vetëm disa ditë pasi Madonna u kritikua për paraqitjen e saj ‘Grammy Awards 2023’, ku shumë komentues thanë se ajo dukej gati e panjohur nga ndërhyrjet në fytyrën e saj.
Interpretuesja e hitit “Like a Prayer” tani po mban zi për humbjen e vëllait të saj Anthony Ciccone, vdekja e të cilit vjen në mes të ndarjes së saj të fundit me 23-vjeçarin Darnell.
I dashuri i saj i ri, Popper gjithashtu publikoi fotografinë në llogarinë e tij, ku përfshiu një fotografi të dytë me krahun e tij të mbështjellë rreth yllit të popit, i rrethuar nga tre miq teksa pozonin jashtë një ringu boksi.