Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se së shpejti do të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe ka shprehur shpresën se negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë “ende të mundshme”, raportojnë mediat e huaja.
Gjatë vizitës së tij shtetërore në Uashington, Macron tha se donte të fliste me Putinin “në ditët e ardhshme”.
“Dua të bëj fillimisht këtë vizitë shtetërore dhe të kem diskutime të thella me Presidentin Biden dhe ekipet tona”, tha Macron për Good Morning America të ABC .