Komisioni për Lustrimin në Maqedoni po verifikon dosjet e 11 personave, që gjatë periudhës së viteve të 80-ta kanë qenë zyrtarë të lartë të Shërbimit Sekret.
Burime pranë Komisionit kanë theksuar se shumica e personave që po verifikohen kanë mbajtur pozicione të larta në Drejtorinë e Shërbimit Sekret gjatë periudhës së viteve të 80-ta dhe se kishin dhënë urdhër për ndjekjen e qytetarëve për aktivitetet e tyre me motive politike dhe ideologjike, dhe se në mesin e këtyre viktimave kanë qenë edhe veprimtarë shqiptarë.
Në mesin e listës së personave që po verifikohen si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete janë edhe prokurorë publik, që kanë përfaqësuar prokurorinë në disa procese gjyqësore politike gjatë viteve 70 -80.