Home Sport Lukaku tregon dashurinë: Interi më dha gjithçka dhe unë do bëj maksimumin...

Lukaku tregon dashurinë: Interi më dha gjithçka dhe unë do bëj maksimumin për të

Ai nuk kishte shënuar gol me një aksion që në ditën e parë të kampionatit ndaj Leçes. Në Empoli, Interi gjen një Lukaku shpërthyes, me belgun që shënon dy gola dhe dhuron një asist për Lautaron dhe jep sinjale pozitive në fund të sezonit.

Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi zikaltër shkoi për të përshëndetur tifozët.

“Ne duhet ta bëjmë këtë gjë gjithmonë, ata besojnë te ne në çdo ndeshje. Ky kampionat ka qenë shumë i komplikuar për ne, por në çdo rast duhet t’i falenderojmë gjithmonë. Goli i dytë? Sigurisht që më duhej, por tani jam më mirë, po bëjmë një punë të shkëlqyer me trajnerët pas dëmtimit të rëndë, ndihem më i sigurt dhe duhet të ndihmoj skuadrën deri në fund të sezonit.

Qëllimi është të bëj gjithmonë më mirë për Interin. Interi më ka dhënë gjithçka dhe unë duhet të bëj gjithçka për Interin. A do të qëndroja këtu? Po, unë dua shumë të mbaj veshur këtë fanellë dhe të jap maksimumin sa më gjatë”, është shprehur Lukaku

Previous articleRama fjalim erotik, eksiton gratë në Durrës nga “vrima” te “zorra”. Sakon e kemi “shalqi me provë”
Next articleI intervistuan gjyshen, nipi kërcënon Rudina Xhungën, gazetarja nuk përmbahet: Je një kriminel, analfabet që s’e ke rrugën e gjatë!