‘Sfida e Rezidencës” për disa nga banorët ka kaluar përtej limiteve të etikës, të paktën Kiara kështu mendon. Për të mos hequr dorë nga kjo sfidë, këngëtari Luiz Ejlli urinoi në oborr, në sy të banorëve i mbuluar me batanije. Ky veprim i tij ka irrituar tej mase Kiarën e cila ka debatuar me të pasi ai u skualifikua nga loja pas lëshimit të butonit në një moment. Kiara tha se ndihet keq nga veprimi I tij dhe sipas saj ai është në gjendej të bëjë çdo gjë për të fituar, gjë që ajo nuk e pëlqen.
Pas këtij debati, Luizi pranoi para Kiarës që veprimi i urinimit ishte i montuar nga ai vetëm për t’i vënë banorët e tjerë në lojë. Dyshja ndërkohë prej ditësh janë zyrtarisht çift dhe ky është debati i parë mes tyre që kur dhuruan puthjen e parë.