Home Top Lajmet Luis De Rosa: Ekspozita flet për historinë e fshatit tim arbëresh

Luis De Rosa: Ekspozita flet për historinë e fshatit tim arbëresh

arbereshi luis de rosaNga Marinela Dushi / Ju jeni autori i ekspozitës të quajtur” Fshati im arbëreshë”. Për cfarë flet kjo ekspozitë, na tregoni pak?

Ekspozita flet për historinë e fshatit tim arbëresh, Ruri, që në italisht ndryshe qyhet Ururi,e cila ndodhet në krahinë e Molisë. Hulmutimi im kthehet pas ndër vite, që kur Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka bashkëpunuar më Mbreterinë e Napolit të Arangozëve. Gjithashtu tregoj momentin kur na dogjën fshatin tim, ku shumë arbëreshë u detyruan të largohen për tu shpërngulurnë nujë ven tjetër. Gjthashtu tregoj përpjekjet, përipecitë e shumta që ka kaluar populli im ,pra shqiptarët arbëreshë. Përpjekjet për të ruajtur gjuhën tonë shqipe, për të kalur pastaj në ecurin, emancipimet e populit arbëreshë. Nga fshati im arbër, kanë dal 3 deputete që kanë perfaqësuar popullin arbëreshë.

Pse vendosët ta hapnit këtë ekspozitë? Cfarë ju shtyu më shumë?

Po unë përfaqësoj historine fshatit tim shqiptar, arbëreshë, dhe doja ta ndaja me shqipatër e tjerë. E kam patur në mendje prej shumë vitesh që ta bëj këtë ekspozitë që përfundimisht ja arrita.

Kjo është ekspozita juaj e parë. A do të bëni të tjera ekspozita, a kemi ndonjë plan për të ardhmen?

Të them të drejtën nuk e di sepse unë në të vërtete merrem me vepra letrare. Kam botuar abetaren e parë shqipe për arbëreshet e Italisë, gjithashtu kam botuar gramatikën për fjalorin, gjuhën e arbëreshëve. Po ashtu kam bërë disa poezi njëra ndër të cilat më është çensuaruar vitë më parë nga Jugollavia. Këtë ekspozitë më saktë e bëra për qefin tim,sepse tregoj historinë e vendlindjes time.

Si është pritur kjo ekspozitë nga vizitorët?

Është pritur shumë mirë, jam shumë I kënaqur për interesin që kanë treguar shqiptarët , për historinë e popullit arbëreshë, popull shqiptarë. Me vjen mirë që puna imë kolosale ndër vitë me radh pati sukses, dëshiroj që këtë ekspozitë ta coj edhe në Kosovë, pasi ataj janë shumë patriot dhe jam I sigurt që do ta mirëpresin këtë ekspozitë.

Previous articleEdmond Agolli: Kultura e artit gjithnjë e më shumë në rritje
Next articleSharlatanizmi intelektual dhe patriotik