Home Politike ‘Luftë’ për vulën në PD, Kryesia i heq vulën Gazment Bardhit dhe...

‘Luftë’ për vulën në PD, Kryesia i heq vulën Gazment Bardhit dhe ia kalon Indrit Sefës

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendim për ti hequr vulën e partisë, sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia e mbledhur në 18 korrik ka vendosur që vula të prodhohet dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa.

Vendimi i Kryesisë vjen pas kundërshtive të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe një grupi deputetësh lidhur me procesin zgjedhor për kryetarin e partisë që do të mbahet në 29 korrik.

Siç duket edhe në dokumentin më poshte vendimi është marrë në 18 korrik.

'Luftë' për vulën në PD, Kryesia i heq vulën

Previous articleZhvlerësimi i euro-s përballë lekut, eksperti tregon se kush janë dy përfituesit më të mëdhenj të kësaj situate
Next articleMPJD-ja refuzon kërkesën e Petkoviqit për hyrje në Kosovë