Home Politike Luftë informalitetit/ Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të...

Luftë informalitetit/ Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike rrogat 1 herë në vit

Kryeministri Rama tha sot pas një procesi kontrolli të detajuar kundër informalitetit të pagave u arritën rezultate mbresëlënëse.

“Ajo që është më e rëndësishme dhe që dua ta ndaj me ju si një reflektim konkret për ne është që punën kryesore e bëri komunikimi intensiv i Tatimeve me bizneset. Faktikisht kërkesa e përsëritur se të gjitha bizneset të rishikojnë situatën me pjesën informale të pagave ka dhënë rezultatet shumë domethënëse. Pasqyra formale zyrtare e pagave, që u bënë edhe publike, nuk është pasqyra reale dhe se vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionin publik por edhe si rezultat i një shtyse të fortë nga ana jonë kemi një rritje të pagës mesatare në Republikën e Shqipërisë. Mbi 25% të të punësuarve në vend kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë. Kjo do të thotë se ata nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar por më shumë. Perceptimi negativ mbi ekonominë dhe mbi biznesin vetë për shkak të këtyre deformimeve ishte prezent shumë më tepër sesa kishte lidhje me realitetin”, tha Rama.

Ai tha se shqiptarët do të pyeten nëse duhet të bëhen publike pagat e shqiptarëve 1 herë në vit pasi kjo ndihmon në vetrregullimin e tregut.

“Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset por edhe si rezultat i një shtyse të fortë kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësiarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë. Mendojmë se është e udhës ti pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë disa vende, dhe thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje… Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Kryeministri.