Home Bota Lufta në Ukrainë, Putini: Perëndimi dështoi! Nuk arriti ta çojë ekonominë ruse...

Lufta në Ukrainë, Putini: Perëndimi dështoi! Nuk arriti ta çojë ekonominë ruse në kolaps

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se Perëndimi, me të gjithë presionet kundër Moskës, nuk arriti që të çojë ekonominë në kolaps.

“Perëndimi nuk arriti ta çojë ekonominë ruse në pikën e kolapsit, por nuk ka vend për vetëkënaqësi”, tha sot presidenti rus në një takim të zgjeruar të bordit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse.

Ai shtoi se përpjekjet sistematike për ta shkatërruar ekonomike do të dështojnë, megjithatë u shpreh se ende nuk ka vend për siguri.

“Ju e dini se Perëndimi kolektiv bëri një përpjekje sistematike për të shkatërruar ekonominë tonë. Nuk funksionoi dhe nuk do të funksionojë,” tha më tej Putini.

Previous articleFatos Klosi: ‘21 Janari’ ishte i programuar, ja arsyeja e vërtetë që fshihet pas urdhrit të Berishës për të vrarë 4 protestuesit dhe provat që do ta çojnë drejt burgut
Next articleRama: Nga 20 prilli çdokush mund të udhëtojë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara