Home Slideri Lufta ndaj ekstremizmit nacionalist, Durrësi urë bashkëpunimi për të rinjtë nga Rajoni

Lufta ndaj ekstremizmit nacionalist, Durrësi urë bashkëpunimi për të rinjtë nga Rajoni

 

 

 

Në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme multietnike në zonat e tensionit”, më 21 tetor, 2021, Organizatat “Open Doors” nga Shqipwria, “Epeca” nga Mali i Zi dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” organizuan tryezën e rrumbullakët me temë “Nacionalizmi ekstrem –  Ballkani Perëndimor dhe Çështja e Kosovës”.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues të 10 organizatave rinore nga vendet fqinje dhe Bashkimi Europan, të cilët diskutuan rreth ndërtimit të bashkësive të qëndrueshme multi-etnike në zonat që përballen me tensione dhe ekstremizëm nacionalist.

Për Laura Xhaxhiun, Drejtoreshë Ekzekutive e “Open Doors”, “shumë nga konfliktet që ndodhin në komunitetet e Ballkanit Perëndimor burojnë nga mungesa e ndërveprimit dhe mirëkuptimit ndërmjet grupeve të ndryshme etnike”. Ajo shtoi se “kjo ndasi është e vështirë të kapërcehet kur kemi të bëjmë me të rriturit, ndaj është shumë e rëndësishme të sfidohet përmes punës afatgjatë me të rinjtë”.

Për zv. Rektoren për Marrëdhëniet Insitucionae në UAMD, Prof. As. Dr. Eva Allushi, “rajoni ynë është një mozaik i njerëzve që mund të dallohen nga origjina etnike, feja, gjuha dhe kultura. Por kjo pasuri ka shërbyer si një inkubator për një sërë konfliktesh. Rrugëtimi drejt BE-së është mjeti i vetëm që mund të mbajë Ballkanin Perëndimor larg “joshjes” të së kaluarës nacionaliste”.

Dr. Romina Radonshiqi, në fjalën e saj u ndal në çështjen e minoritetit malazez në Shqipëri, si dhe foli mbi aktivitetet kulurore si një model bashkimi i komuniteteve të ndryshme etnike në vendin tonë.

Studentët pjesëmarrës nga Sllovenia, Qipro, Serbia, Kosova, Shqipëria etj., u shprehën njëzëri se strategjia që duhet ndjekur që nacionalizmi të jetë më pak i pranueshëm në shoqëritë tona, është ngritja e urave të bashkëpunimit mes të rinjve në rajon.

Projekti “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme multietnike në zonat e tensionit” mëton të trajtojë ekstremizmat nacionalistë përmes edukimit të punonjësve të rinj (nga BE dhe Balkani Perëndimor), hartimin e manualeve për zhvillimin e metodave të edukimit jo-formal, përmes të cilëve të rinjtë e angazhuar nga vendet partnere do të fuqizojnë të rinjtë e tjerë për të trajtuar siç duhet rastet e ekstremizmit.

SOURCEbulevard news
Previous articleSi mos të mjaftonte ndarja me Uandën, Ikardi është gati të gjobitet nga PSG-ja. Zbulohet motivi
Next article“Kjo është maja e Ajsbergut”/ Me ardhjen e Gledis Nanos në krye të policisë do të ketë arrestime