Europol paralajmëron shtetet, përfshirë këtu edhe Shqipërinë për shfrytëzimin e mundësisë së prodhimit dhe shitjes së certifikatave të rreme të provës COVID-19 nga ana e kriminelëve.
Agjencia evropiane thotë se tanimë janë shfaqur raste të tilla, pasi teste të tilla u kapën në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris, Francë.
Raste të tilla janë regjistruar edhe në Mbretërinë e Bashkuara dhe në Spanjës, ku raporte të tilla me rezultate fiktive negative shiteshin me 40 euro.
“Duke pasur parasysh mjetet e përhapura teknologjike të disponueshme, në formën e printerëve me cilësi të lartë dhe softuerëve të ndryshëm, mashtruesit janë në gjendje të prodhojnë dokumente të falsifikuara ose të rreme me cilësi të lartë”- thekson Agjencia.
Shtetet Anëtare inkurajohen të ndajnë me Europol çdo informacion të rëndësishëm mbi aktivitetet kriminale në lidhje me dokumentacionin e rremë të provës COVID-19.
Më herët në Shqipëri janë prangosur pesë persona, pronarë të agjencive turistike të cilët u mundësonin teste negative false për covid personave të caktuar që donin të udhëtonin drejt BE, kryesisht në Gjermani.