Home Sport Lufta e El Clasicos, Reali 88 fitore, Barcelona 87

Lufta e El Clasicos, Reali 88 fitore, Barcelona 87

messi ronaldoMë shumë se ata vetë, asnjë tjetër nuk e njeh kundërshtarin më mirë. 222 ndeshje, ndoshta jo të gjitha spektakolare, por që të gjitha me zemër në dorë. Real Madrid dhe Barcelona do të nisin serinë e 223-të sonte në mbremje në “Bernabeu” me një balancë të pabesueshme ku 88 fitore i takojnë Realit, 87 Barcelonës, ndërsa 47 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Në përballjet kastilianët i kanë luajtur ndeshjet në shtëpinë e vet, peshorja anon nga skuadra “merengues” me 61 fitore, 25 humbje dhe 24 barazime, ndërsa Barcelona duket e favorizuar në Kupën e Mbretit pasi në 30 takime ka fituar 14 dhe Reali 10.

E njëjta gjuhe shifrash edhe për golavarazhin e Kupës ku katalanasit kanë shënuar 60 herë, 2 më shumë se kundërshtarët. Sfidat e dyfishta që i kanë vënë përballë janë 24, 11 prej të cilave në Kupën e Mbretit, ndërsa skuadra që luan e para ndeshjen në shtëpi, favorizohet nga statistikat sepse për 24 sfidat e dyfishta është kualifikuar në 67 % të rasteve. Nëse gërmojmë në emrat e përveçëm, Jose Mourinho luan gjysmëfinalen e tetë të Kupave në historinë e tij, ndërsa për të parë një mungesë të Casillas në një klasike duhet të kthehemi pas në vitin 2002. Kapiteni mardilen ka marrë pjesë në 30 El Clasico rresht por dëmtimi i tij e pengon të arrijë rekordin që mban Paco Gento me 35 ndeshje rresht.

Nga ana tjetër, podiumin te Barcelona për ndeshjet rresht në El Clasico e mban Cesar Rodriguez me 24 të tilla në vitet 1942-1953. Xavi Hernandez është një legjendë e gjallë sepse numëron 36 takime dhe përpara tij qëndron ish madrileni Sanchis me 43 përballje. Interesant është edhe fakti që “Bernabeu” nuk njeh humbje që prej 31 ndeshjesh zyrtare me 26 fitore dhe 5 barazime dhe është pikërisht Barcelona ajo që i ka shkaktuar humbjen e fundit 2-1 në 18 Janar 2012 për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Previous articleAhmeti e uron Xhon Kerin për funksionin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së
Next articleKalendari nudo më i çuditshëm në botë