Ndërsa njihet si pronare e një butiku është normale që të konsiderohet njëkohësisht edhe si një ndër femrat që i shkon më së miri për shtat modës. Për shembull, javën e kaluar një performancë të këndshme ajo e pati në mbrëmjen e National Television Awards ku provoi me një stil të ri në modelimin e flokëve. 21 vjeçarja Lucy Mecklenburgh tanimë është shfaqur në një set të ri me fotografi në të cilat ndodhet e veshur në bikini në plazhet e Cancun të Meksikos.