Home Top Lajmet “Luaneshat” angleze pezullojnë negociatat e pagave për Kupën e Botës: “Jemi të...

“Luaneshat” angleze pezullojnë negociatat e pagave për Kupën e Botës: “Jemi të zhgënjyer”

“Me ndeshjen tonë të hapjes në horizont, ‘Luaneshat’ kanë vendosur të pezullojnë bisedimet , me synimin për t’i rifilluar ato pas turneut”, publikoi kapitenia i ekipit anglez të femrave, Millie Bright, vetëm tre ditë më parë nga ndeshja e tyre hapëse në Australi.

Skuadra ka vendosur të përqendrojë të gjitha përpjekjet e saj në fushatën e saj në Kupën e Botës dhe do të ndalë përkohësisht negociatat me Federatën Angleze të Futbollit (FA).

Kampionët e Evropës kanë qenë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me organin drejtues të futbollit anglez, pasi të dyja palët përpiqen të arrijnë një marrëveshje për bonuset.

Është bërë njëfarë progresi që nga viti 2022, kur lojtaret nisën zyrtarisht fushatën e tyre kundër FA për të rritur pagesat e dhëna për ekipin. Kohët e fundit u njoftua se, për herë të parë paratë e çmimeve të krijuara nga Kupa e Botës për femra do t’u shkonin drejtpërdrejt lojtareve dhe jo FA.

“Vitin e kaluar ne ngritëm shqetësimet tona në FA në lidhje me bonuset dhe strukturat tregtare. Shpresa ishte që diskutimet do të çonin në një zgjidhje përpara fillimit të Kupës së Botës,” vazhdon mesazhi i shpërndarë në Twitter.

“Luaneshat” angleze pezullojnë negociatat e pagave për

“Ne besojmë se përfundimi i suksesshëm i këtyre diskutimeve, përmes kontributit të lojtareve dhe një plani afatgjatë transparent, është çelësi për rritjen e futbollit të femrave në Angli”.

Së bashku, ne ndjejmë një përgjegjësi të madhe për rritjen e lojës dhe ndërkohë që vëmendja jonë tani është plotësisht e përqendruar në turneun në vazhdim, ne besojmë se çdo ndërhyrje, pasim dhe gol, do të kontribuojë në punën që ne jemi të përkushtuar të bëjmë jashtë fushës.

“Ne mezi presim të luajmë për vendin tonë në këtë Botëror me krenari, pasion dhe këmbëngulje. Faleminderit për mbështetjen tuaj.”

Previous articleVala e të nxehtit, OBSH: Duhet veprim urgjent për vdekjet nga temperaturat e larta
Next article“Bomba” nga Brukseli/ BE pezullon fondet e bujqësisë për Shqipërinë, shkak korrupsioni