Home Maqedonia LSDM konfirmon edhe njëher vendimin për BOJKOT!

LSDM konfirmon edhe njëher vendimin për BOJKOT!

largea_lsdm1361953720Këshilli qendror i LSDM në orët e hershme të mëngjesit ka vendosur të bojkotoj zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars. Në mbledhjen që ka zgjatur disa orë, ka pasur edhe argumente kundër bojkotit por në fund ka mbisunduar mendimi se megjithatë LSDM duhet të bojkotoj zgjedhjet.
Mbledhja e Këshillit qendror të kësaj partie u thirr pas vendimit të qeverisë në parlament të votoj dje ndryshimet e kodit zgjedhor me të cilat i jepet opozitës afat i ri prej 7 ditëve për të dorëzuar listat e kandidatëve që do të mernin pjesë në zgjedhjet e 24 marsit.
Jozyrtarishtë mësohet se gjatë ditës faktori ndërkombëtar do të ndërmer inicijativ të re për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Previous articleKerry takon liderët francezë
Next articlePistorius vrau të dashurën kur mësoi për shtatzaninë?