Home Letersi Lotë nuk kam pasur më shumë se lumi

Lotë nuk kam pasur më shumë se lumi

Nga Kalosh Ҫeliku

(Lisi i midis Livadhit)

Sot, nuk është Lisi midis Livadhit
Që, si fëmij më fshihte nga Dielli.
Natën nga Hëna e plotë, rrëzë Ҫuke
Ujku, papritmas, trokiste pas porte.

Hija, ku u rrita me Libra Këndimi:
Vjershat e Fishtës. Naimit. Asdrenit.
Macen, Daci. Qenin. Dhe, qëngjin
Ҫerdhen e lejlekëve, majë një Lisi
Gjelin, mbi gardh me këngë zgjimi.

Dhelprën dinake tek koteci i pulave
Ujku, si Dje: Nuk na sulet te vatha…

(Nata me Hënën drapër)

Mali ulet. Dhe, delë Hëna drapër
Dorë për dore me yjet në valle.
Majë Lisi, ulet. Nxjerrë drapërin
Korrë arat. Ҫiflikun e Xha Derallës.

Dikur, lodhet. Dëshprohet. Shkaku:
Se, Nana e Babai. Dhe, Xha Deralla
Moti kohë, Sot: nuk mbjellin më ara.

Krahut, mbjellin me hebe barin. Varret
Sot: Neve na i lanë t’i kosisim livadhet…

(Botë e çmendur)

Botë e çmendur, Sot i bashkon:
Tokën e Qiellin. Hënën. Yjet
Diellin. Kafshët. Zogjtë. Lulet
Lisat. Lumnejt. Edhe, detërat.

Asesi, dot edhe vetë njerëzit…

(Dashuri në Katund)

Përderisa, ti i kullosje bullicat
Kodër. Lisat mbyllnin veshët.
Edhe, kërceja bythekrye ditën
Te Bunari i Livadheve Kacës:
Ti, të më shohësh nga Kodra.

Unë në dritare i hapja na, sytë
Zërin i lëshoja radios. Këngës.
Dashurisë Qamilit Vogël. Madh:
“Ku po kënojnë këto dy kumria”…

Gjinj plotë rreziqe

Kopeja me zgjebe. Halldupja
Tinës, m’u ndërsye pas shpine.
Ika. Dhe, u strehova te Mikja
E cila hapi konak nën ferexhe.
Natën e kalova. Edhe rrezikun
Pusinë, mes Dy shtamaveverë.

Fuqi në male, dha Mikja. Liri
Dyluftim, i shpalla Dexhallit:
Diellin e përqafova, në Agim.

Nën Rrap, nxora lapsin nga brezi
Mikes, Liri: Paqe. Armëpushim…

(Gratë janë poezi erotike)

Libra të shkruash për gratë besnike
Luftë guerile, haptas i shpall vetes:
Mund të biesh edhe dëshmor fushe
Njeri i gjallë, nuk të shpie në varr.

Poezi, përkushtosh grave besnike
Vështirë. Ndodhë, dështim lufte.
Shkaku, se: Ato janë poezi erotike…

(Lotë nuk kam pasur
më shumë se Lumi)

Në jetë, i kam dashur gratë
Por, jo! Nuk jam dashuruar.
Shkaku, se: Nuk kam pasur
Lotë, jo më shumë se Lumi.

Qaj, të dashurën për së gjalli…

SOURCEBulevard News
Previous articleKthyen lokalin në qendër të lojrave të fatit dhe të trafikut të kokainës, arrestohen 2 persona, në kërkim një tjetër
Next articleBashkimi kombëtar Shqipëri-Kosovë? Flet Thaçi: Ja çfarë duhet të bëjë Albin Kurti