Home Sport Lorik Cana: Tirana ka investuar për sportin, titulli “Qyteti Evropian i Sportit”...

Lorik Cana: Tirana ka investuar për sportin, titulli “Qyteti Evropian i Sportit” i jep vëmendje më të madhe

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana përgëzon Tiranën për titullin “Qyteti Evropian i Sportit”.

Në një intervistë televizive në TCH, kapiteni që çoi Shqipërinë për herë të parë në një Kampionat Evropian, thekson se, Tirana ka investuar për sportin dhe titulli është një mundësi e shkëlqyer për masivizimin e sportit.

“Fakti që Tirana është “Qyteti Evropian i Sportit” i jep një vëmendje më të madhe Tiranës në përgjithësi, por kjo jep një përgjegjësi për të investuar në sport. Sigurisht që sporti ka qenë diçka që i ka dhënë jashtëzakonisht shumë shoqërisë sonë, vendit tonë duke e promovuar Shqipërinë në mënyrën më të jashtëzakonshme. Por mbi të gjitha ai duhet të shihet si një mjet për të investuar në shoqërinë tonë, për shëndetin mendor dhe shëndetin fizik dhe vlerat e sportit janë vlera të cilat I shërbejnë kujtdo, sportist ose jo”, ka deklaruar ish kapiteni i Kombëtares.

Lorik Cana ka bërë thirrje që ky vit ku Tirana është Qyteti Evropian i Sportit të lërë një trashëgimi dhe të përfshijë në sport të gjithë shoqërinë.

Previous articleKategoritë që përfitojnë nga përjashtimi i taksave vjetore të mjeteve
Next articleShqipëri-Mali i Zi, mbledhje e përbashkët e qeverive, më 27 shkurt