Home Politike Logo e re e PD! Berisha nxjerr njoftimin për mbajtjen e...

Logo e re e PD! Berisha nxjerr njoftimin për mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Bashës

Me logon e re të PD, të ndryshuar në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetor, Komisioni i Rithemelimit ka publikuar njoftimin mbi mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Njoftohet se referendumi do të zhvillohet më 18 dhjetor, ditën kur do ta mbahet Kuvendi i PD, ndërsa orari i votimit do të jetë nga 08:00 deri në orën 17:00.

Kujtojmë se në Kuvendin e Berishës u votua me 4446 vota pro për shkarkimin e Bashës nga posti i kreut të PD “për thyerje të rënda të statutit të PD, përvetësim të kompetencave të organeve qendrore dhe dëm të rëndë të interesave politike dhe elektorale të saj”.

Votim për shkarkimin e Bashës do të ratifikohet me referendum në datën 18-dhjetor.

Në përditësim…

Previous articleÇmimet e larta të energjisë, Sekretariati: Bizneset në tregun e lirë po ndikohen drejtpërdrejt
Next articleLiberalizimi i vizave/ Basha: Arritja më e madhe e demokratëve, sërish bashkë më 18 Dhjetor