Home Sport Liverpool mendon të ndajë rrugët me Salah

Liverpool mendon të ndajë rrugët me Salah

Liverpool po mendon të shesë Mohamed Salah dhe ta zëvendësoja atë me sulmuesin e Juventusit, Federico Chiesa, sipas raportimeve nga “Calciomercato”.

Skuadra e Jurgen Kloop ka luftuar për çdo lloj qëndrueshmërie këtë sezon dhe është në rrezik real për të humbur kualifikimin në Champions League.

Mohamed Salah, i cili ka qenë një hajmali për Liverpoolin gjatë viteve të fundit, ka parë gjithashtu që forma e tij të bjerë këtë sezon. “Mbreti” egjiptian ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, 30-vjeçari nuk ka qenë në maksimumin e tij të zakonshëm në Premier League. Ish-lojtari i Romës ka shënuar vetëm shtatë gola në ligë këtë sezon deri më tani. Ai është në rrezik për të mos arritur shifrën e 20 golave në sezon që kur ka mbërritur në Liverpool.

“Calciomercato” pretendon se Liverpool është i shqetësuar për formën e Salah dhe mund të jetë i hapur për ta shitur atë dhe për ta zëvendësuar me yllin e Juventusit, Chiesa. Juventusit i janë hequr 15 pikë për shkeljen e disa rregullave, gjë që mund t’i bëjë të humbasin disa nga lojtarët e tyre më të mirë.

Chiesa është xhevahiri i kurorës së gjigantëve të Serie A dhe mund të largohet gjatë verës me Liverpoolin të interesuar për shërbimet e tij.

Sulmuesi italian sapo është rikuperuar nga një demtim tepër i gjatë që e mbajti atë jashtë për rreth 10 muaj.

Para dëmtimit, sulmuesi i gjithanshëm gëzonte një formë fantastike si për Juventusin ashtu edhe për Italinë.

25-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 16 asistime në 69 ndeshje në total për Juventusitn deri më sot.

Previous articleSkandali me Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputetja e PD i bën thirrje drejtësisë: Kjo është e paprecedentë, duhet të hetohet paralelisht
Next articleBasha në Këshillin e Europës, del me thirrjen e rëndësishme ndaj 5 vendeve të BE