Liverpool dhe Chelsea nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në Anfield. Blutë e Londrës do ia dilnin të zhbllokonin shifrat në minutën e 3-të, por goli i Havertz do anulohej për Offside.
Në pjesën e dytë ekipi i Graham Potter do ishte tërësisht pasiv, asnjë goditje në portë. Në fund të dyja skuadrat u mjaftuan me një pikë dhe kanë grumbulluar deri më tani nga 29 të tilla.