Home Bota Lista Serbe u bashkohet protestuesve në Zveçan

Lista Serbe u bashkohet protestuesve në Zveçan

Pjesëtarët e Listës Serbe u janë bashkuar protestuesve, të cilët kanë filluar të mblidhen para Komunës së Zveçanit.

Slavko Simiq dhe Goran Rakiq ndodhen bashkë me serbët e tjerë aty. Të dy kanë qenë dje pjesë e protestave para së njëjtës Komunë. Ata ishin negociatorët kryesorë me KFOR-in për të shpërndarë protestuesit serbë që në mbrëmje eskaluan, duke shkaktuar dhunë ndaj pjesëtareve të KFOR-it.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në Veri të Kosovës, për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në Veri; Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore, për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR-i ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

Previous articleKina dërgon astronautin e saj të parë në hapësirë
Next articleMerr flakë spitali në Vjenë, vdesin 3 persona