Home Politike Lista e Partisë së Lirisë, Meta: Përkrahim kandidatët e Primareve, do kemi...

Lista e Partisë së Lirisë, Meta: Përkrahim kandidatët e Primareve, do kemi emrat tanë për këshillat bashkiakë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar emrat që u publikuan sot në listën e kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës.

Meta pohoi edhe një herë se me Berishën ka firmosur një firmë dhe janë betuar solemnishit për të larguar regjimin në zgjedhjet e 14 majit.

“Kemi ndjekur procedurë transparente për kandidatet për këshilla bashiake. Komisioni i drejtuar nga Vasili ka bërë një vlerësim përfundimtar të kësaj liste, në bazë të aplikimeve të pertinenteve. Mund t’ju konfirmoj se lista me 26 emra e parë është e miratuar nga kryesia, pjesa tjetër është zyrtarizuar nga komisioni përkatës, pasi secili të plotësojë dokumentet përkatës. Lista drejtohet nga Silva Caka, dhe nga figura të tjera të Partisë së Lirisë, si Braimllari, Kërpaçi, Tedi Blushi, Ana Zizaj, etj.

Besoj se të gjithë e dinë, dhe e mbajnë mend që ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit qendror duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit.”, pohoi Meta.

 

 

Meta tha se Partia e Lirisë përkrah kandidatët e Primareve, duke shtuar se; “do kemi emrat tanë për këshillat bashkiakë”.

“Nuk ka asnjë risk apo opsion që do të përzgjidhet nga PD dhe nga Partia e Lirisë, dhe partitë e tjera opozitare të vërteta. Tashmë është e qartë se ne përkrahim kandidatët e Primareve, nga Tropoja e deri në Sarandë e Konispol. Edhe Partia e Lirisë do ketë kandidatët e saj për këshilla dhe PD po ashtu. Është më e sigurt se këto zgjedhje do të kenë një referendum për të shporrur një regjim monist.”, shtoi Meta.

Previous articleDita e Gruas, instalacioni “Këpucët e kuqe” vendoset në sheshin “Nënë Tereza”
Next article‘Stuhi’ zbarkimesh në brigjet italiane, 1200 emigrantë mbërrijnë me varka në 24 orët e fundit