Home Slideri Lista e kandidatëve për deputet zhgënjen bazën e PS dhe PD në...

Lista e kandidatëve për deputet zhgënjen bazën e PS dhe PD në Durrës

ps pdNga Xhevo Gradica /  Baza e Partisë Demokratike dhe e Partisë Socialistë në Durrës e zhgënjyer për listën e kandidatëve të tyre. Fakti se selia blu dhe ajo rozë në Tiranë nuk ka marrë këtë herë mendimin e bazës ka lënë të pakënaqur antarësinë e tyre. Zhgënjimi më i madh është ndier ndër demokratë pasi ata kanë edhe një arsye me shumë për të pritur pa emocion dhe me dyshime datën e zgjedhjeve të 23 qershorit. Dega e PD në Durrës ka më shumë se 2-3 vite që nuk ushtron asnjë lloj funksioni për arsyen e vetme se dyert e saj qëndrojnë gjithnjë të mbyllura. Dega nuk ka bërë asnjë lloj mbledhje të programuar me kryesinë dhe këshillin e saj drejtues, ndërsa nuk ka informacion prej më shumë se 3 vitesh për fatin e seksioneve në lagje, bashki e komuna. Kreu i degës së PD në Durrës Igli Cara thuhet se të gjitha vendimet dhe urdhëresat politike që vinë nga qendra apo edhe që merren nga disa antarë të kryesisë i ka bërë në mjedise jashtë zyrës. Kjo ka sjellë reagime të shumta madje për mosfunksionimin e strukturave të PD në Durrës është vënë në dijeni edhe Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të PDSH. Seksionet, grupseksionet, këshilli drejtues dhe anëtarë të kryesisë janë përjashtuar nga e drejta për të menduar dhe propozuar lidhur me emrat e kandidatëve që do i përfaqësojnë në parlamentin shqiptar. Një veprim i tillë ka zbehur dukshëm optimizimin e demokratëve të cilët gjatë mandatit të dytë qeverisës janë bërë edhe dëshmitarë të abuzximeve shumë të rënda që ka bërë kryetari tyre lokal Igli Cara dhe drejtorë të ndërmarrjeve e institucioneve në Durrës. Ndërsa mendohej se mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë do të shkonin drejt sheshimit, mostërheqja e mendimit të strukturave lokale dhe nxjerrja e listës pa u pyetur dhe pa u konsultuar fare me bazën e ka vënë PD në pozitë të disfavorshme. Por thuasje të njëjtin shqetësim kanë ndarë edhe anatërët, militantët dhe simpatizantët e majtë. Edhe këta janë të pakënaqur me vendimet që vinë nga Tirana lidhur me emrat e kandidatëve për deputet. Ashtu si PD, edhe PS nuk ka shtruar këtë herë për diskutim me bazën listën paraprake e cila më pas duhej t’i paraqitej selizë qendrore për miratim. PS futi për të parën herë në kulturën politike slloganin “Një anëtar, një votë” dhe kjo pati efekte pozitive për zgjedhjet në shumë struktura politike në bazë. Të pakënaqur dhe deri të zhgënjyer janë shfaqur mbështetës të të dy forcave të mëdha politike, PD, PS, përsa i përket përfshirjes në listë të deleguarve nga Tirana duke lënë jashtë zonën së sigurtë emra me kontribut të konsideruar. Selitë nuk kanë dhënë së paku deri më tani shpjegime për arsyet që i kanë shtyrë kretët e tyre të shkojnë deri në mohime të tilla të cilët më parë ishin parim bazë. Tirana ka lënë jashtë eksponentë të cilët kanë vite të tëra aktive në politike dhe me njohje të gjerë në publik, duke u zëvendësuar me figura që e njohin pak apo aspak realitetin politik në qarkun e Durrësit.

Previous articleJennifer Lopez forma marramendëse në klipin e ri
Next articlePrefektura Durrësit bllof PS dhe LSI. Kryetari ri këshillit të bashkisë vetëm pas 23 qershorit