Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë në pyetje gjyqtarin e Korçës Markelian Kuqon. Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo lidhet me lirimin nga burgu të një të burgosuri më dënim të përjetshëm.
Bëhet me dije se ILD i ka rekomanduar KLGJ shkarkimin e gjyqtarit Kuqo.Në shkurt të vitit të kaluar urdhëroi lirimin me kusht të të dënuarit Gerd Gjinararin.
I arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe më pas i dënuar me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, e pa veten jashtë qelisë, vitin e shkuar pasi në 14 shkurt gjykatësi i Korçës Markelian Kuqo pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht.
Në Itali, Gjinarari, u akuzua për disa vepra penale, nga vrasja te armëmbajtja pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe kryerje të krimit nga banda të armatosura. Prej vitit 2014 ai po vuante dënimin në Shqipëri, në burgun e Drenovës.