Home Kosova Lirimi i infermiereve, reagon vajza e të moshuarës në Pejë: Gjykata ‘dhunoi’...

Lirimi i infermiereve, reagon vajza e të moshuarës në Pejë: Gjykata ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time

Zhaneta Nura, vajza e së moshuarës që u dhunua fizikisht në azilin në Pejë ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të 3 infermiereve Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi, të cilat dhunuan nënën e saj.

Ajo shprehet se ky vendim i marrë ndaj tyre nga gjykata, ka ‘dhunuar’ për të dytën herë nënën e saj.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar.

Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta në Facebook.

Previous articleArrestimi i Çervanakut për laboratorin e kokainës në Fier/ Rithemelimi: Politika e përfshirë, droga transportohej me kamionët e ushtrisë në Mal të Zi
Next articleDisa mendime rreth vëllimit poetik “Perandor i dashurisë” të poetit Minella Kureta