Home Aktualitet Lindita Nikolla mbledh drejtuesit e PS të Durrësit dhe ju flet për...

Lindita Nikolla mbledh drejtuesit e PS të Durrësit dhe ju flet për reformën në arsim!

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka qenë  e pranishme në një takim që shtë zhvilluar me drejtues të PS në Durrës, kryesisht me kordinatorët. Burime zyrtare të pyetur nga Bulevard Neës  nuk kanë bërë të ditur se përse duhet të ishte Nikolla në këtë takim, por duket se pas asaj që është thënë në takim përvec anës organizative, ka lënë të kuptohen shumë gjëra. Sipas burimëve nga ky takim Nikolla ka kërkuar një  punë më të madhe informimi për atë që po ndodh me reformat në qeveri, ndërsa ajo e ka quajtur  fitoren e PS dhe njerëzit që e drejtojnë tashmë atë në të gjitha strukturat si një përgjegjësi që duhet të respektohet, duhet të disiplinohet dhe aq më shumë që para është një  volum i madh pune. Burime nga PS i kanë thënë Bulevard News se ky takim ka qenë në kuadër të rutinës që bëhen zakonisht në fund të vitit, por duket se ky deklarim zyrtar nuk është i vërtetë. Nikolla ka ardhur në Durrës në këtë takim për të theksuar nevojën e madhe të reformave dhe për ta kuptuar më qartë këtë gjë, ajo është ndalur edhe në  reformën në arsim , ku dihet që socialistët e Durrësit janë totalisht të pakënaqur me  drejtoreshën e arsimit që sipas tyre është thjeshtë një kalë troje e përzgjedhur nga sistemi i konkurimit po që në fakt edhe ky ka caluar. I pyetur nga Bulevard News lidhur me këtë takim  një nga  drejtuesit e PS  dhe pjesmarrës në këtë mbledhje është shprehur se: “Ministrja e Arsimit, deputetë të PS dhe drejtuesit kryesorë të Njësive Administrativë në qarkun e Durresit kanë zhvilluar takim në prag të mbylljes së vitit 2017. Nikolla ka thanë se  “sistemi arsimor do të njohë reforme të thellë edhe në Durrës, pasi ka anomali për mësuesit kryesisht në  periferi, pasi pavarësisht aplikimit që bëjnë te Portali “Mësues për Shqipërinë” shumë prej tyre refuzojnë të bëhen pjesë në shkolla periferike”. Gjithsesi pas sektorit të shëndetësisë, arsimi mbetet një tjetër problem i madh ku duket se edhe vetë socialistët kanë rezerva.