Home Sport Ligue 1/ Mbappe paguhet më tepër se sa Neymar dhe Messi tek...

Ligue 1/ Mbappe paguhet më tepër se sa Neymar dhe Messi tek PSG-ja! Ja ‘Top10’ pagat më të larta në futbollin francez…

Si çdo sezon, ka PSG dhe të tjerët. Tani është Kylian Mbappé dhe të tjerët. Ndërsa sulmuesi francez ishte në fund të kontratës së tij sezonin e kaluar, klubi parizien nuk i kurseu mjetet për ta mbajtur yllin e tij.

Dhe ai jo vetëm që ai u bë lojtari më i paguar në Ligue 1, por edhe sportisti më i paguar në planet. Paga e tij mujore bruto, me shpërblime të konsiderueshme, llogaritet në 6 milionë euro. Kampioni i botës 2018 është shumë përpara shokut të tij të skuadrës Neymar.

Në kryeqytet, braziliani deri në fund të sezonit, merr një pagë prej 3.675 milionë euro bruto në muaj. Me pagesat e vlerësuara në 3.375 milionë euro bruto mujore, Lionel Messi plotëson ‘podiumin’, përpara Marquinhos dhe Marco Verrattit, të cilët marrin të njëjtën pagë (1.2 milionë euro).

Pjesa tjetër e ‘Top-10’ përbëhet vetëm nga lojtarët, që luajnë në PSG me Achraf Hakimi (1.083 milionë euro), Gianluigi Donnarumma (916.000 euro), Sergio Ramos (791.600 euro), Juan Bernat (730.000 euro) dhe Nordi Mukiele (700.000 euro).

Wissam Ben Yedder është lojtari i parë në këtë renditje, që nuk luan për PSG-në. Sulmuesi francez i AS Monaco zë vendin e 11-të me një page prej 650 mijë euro.  Në vendin e 13-të në këtë renditje, është Jordan Veretout, lojtari më i mirë i OM (550.000 euro), ndërsa Alexandre Lacazette është lojtari më i paguar i Lyonit (450.000 euro).

Ja ‘Top 10’ futbollistët me pagat më të larta në futbollin francez:

1. Kylian Mbappé (PSG) – 6.000.000 euro
2. Neymar (PSG) – 3.675.000 euro
3. Lionel Messi (PSG) – 3.375.000 euro
4. Marquinhos (PSG) – 1.200.000 euro
5. Marco Verratti (PSG) – 1.200.000 euro
6. Achraf Hakimi (PSG) – 1.083.000 euro
7. Gianluigi Donnarumma (PSG) – 916.000 euro
8. Sergio Ramos (PSG) – 791.600 euro
9. Juan Bernat (PSG) – 730.000 euro
10. Nordi Mukiele (PSG) – 700.000 euro

Previous articleJavën e ardhshme del drafti/ U mbyllën në 2019, qeveria rikthen bastet online, por çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë
Next articleNxënësit njihen me punëtoritë e mozaikut dhe historinë