Home Politike Ligji për lundrimin, Tabaku u bën thirrje deputetëve: Qindra të rinj po...

Ligji për lundrimin, Tabaku u bën thirrje deputetëve: Qindra të rinj po ikin me gomone, duhet të diskutojmë për këtë fenomen

Kuvendi diskuton sot projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”. Por deputetja demokrate Jorida Tabaku u kujtoi kolegëve të saj të maxhorancës së seancë plenare gomonet me qindra të rinj që lundrojnë nga brigjet franceze për të mbërritur ne Britani. Tabaku tha se Kuvendi duket të diskutojë këtë fenomen se përse po ikin shqiptarët.

“Të gjithë do ta votonin ligjin për ndihmat detare dhe lundrimin. Nuk besoj se dikush do të ishte kundër. Por qeveria nuk ka një ligj për shqiptarët që lundrojnë me gomone për të ikur në Britani.

Ngaqë ky parlament bën sikur nuk shesh sesi qindra të rinj hedhim çantën mbi shpinë dhe ikin drejt Britanisë. Ishin deri në 700 të rinj në ditë që u larguan verën e kaluar.

Ky parlament nuk e ka një ditë të diskutojë pse ndodh ky fenomen. Pse po ikin shqiptarë ku nuk ka as luftë civile dhe as konflikt të armatosur? A po ikin se Gjermania është e plakur? Apo po ikin sepse në këtë vend shohin korrupsionin? Janë shqiptarë që shohin sesi këto konkurrenca dhe tregu i lirë nuk funksionon. Janë qytetarë që shteti ligji nuk e zbaton për të ftohtin, por për të dobëtin. Ikin sepse qeveria nuk ofron dhe nuk jep shpresë. E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtën emra, të njëjtët njerëz. Shqiptarët nuk janë budallenj”, deklaroi Tabaku.

Ndër të tjera, deputetja shtoi se reforma në drejtësi nuk dha rezultate dhe se ligji po godet të dobëtin.