Home Rajoni Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Maqedoninë e Veriut, e pranishme...

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Maqedoninë e Veriut, e pranishme edhe Presidentja Osmani, ja çfarë pritet të diskutohet

Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunitë. Në samitin që do të zhvillohet do të marrë pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia. Në Shkup liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të ballkanit në BE. Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Agjenda e publikuar nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut:

Samiti i Brdo-Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Maqedoninë e

Previous articleMinistri i Brendshëm ndjek nga afër zbatimin e masave për sigurinë në shkolla dhe uron nxënësit për ditën e parë të shkollës
Next articleBosi i Cosa Nostrës drejt fundit/ Matteo Messina Denaro diagnostikohet me kancer, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore