Home Bota Liderët botërorë kujtojnë Thatcherin

Liderët botërorë kujtojnë Thatcherin

largea_thatcher1365489346Liderë të shumtë botërorë kanë kujtuar ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher, e cila ka ndërruar jetë të hënën në moshën 87-vjeçare.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “kemi humbur një udhëheqëse të madhe, një kryeministre të madhe dhe një britanike të madhe”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Amerika “ka humbur një mike të vërtetë, ndërsa bota një kampione të lirisë”.

Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, e ka përshkruar Thatcherin si “politikane të shkëlqyeshme dhe individ të ndritur”.

“Ajo do të mbetet në kujtesën dhe historinë tonë”, ka thënë Gorbachev.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, e ka quajtur Thatcherin po ashtu një “udhëheqëse të shkëlqyer”.

Thatcher ka ndërruar jetë nga sulmi në tru. Ajo ka shërbyer si kryeministre e Britanisë nga viti 1979 deri më 1980.

Previous articleJam në pritje të ‘princit’
Next articleSHBA mirëpret lirimin e opozitarëve ukrainas